Kreu ndërhyrje kirurgjike në Turqi, por sipas Kushtetutës çfarë ndodh në rast të mungesës së përkohshme të Presidentit

08 maj 2022 | 19:02

Gazeta e njohur turke, Hurriyet.tr, ka raportuar, gjatë ditës së djeshme se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kryer rreth një viti më parë për të larguar kilogramët e tepërta, por se një gjë e tillë ishte mbajtur e fshehur nga Presidenca.

Hurriyet.tr, shkruan se Osmani e ka hequr peshën e tepërt me një operacion që ka bërë në Antalia.

Tutje raportohet se Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia para dhe pas operacionit dhe më pas është kthyer në Kosovë.

Por gjatë kohës sa presidentja e vendit ka qëndruar në Turqi dhe ka kryer këtë ndërhyrje, detyrat e postit të saj si presidente, nuk i kanë kaluar askujt.

E në anën tjetër ende nuk ka asnjë deklarim nga ana e Presidencës lidhur më këtë çështje.

Presidenca e Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë sqarim rreth kësaj çështjeje, si dhe nuk dihet se sa qëndrojnë raportimet e gazetës turke. Por një gjë që dihet është se edhe rastet si ky i Osmanit parashihen me Ligjin për

Por çfarë thotë Kushtetuat për mungesën e përkohshme të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Neni 90, i Kushtetutës së Kosovës thotë se në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit.

[Mungesa e Përkohshme e Presidentit]

1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.

3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj./GazetaMetro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ia ka pezulluar përkohësisht…