Krijimi i 87 mijë vendeve të punës, Rukiqi: Kryeministri njihet si manipulues i shifrave

21 maj 2024 | 16:08

Pretendimi i kryeministrit Albin Kurti se për katër vite janë krijuar rreth 90 mijë vende të reja të punës, opozita po i sheh si manipulim me shifra dhe tentim për të shpërndarë mjegull tek qytetarët për të mbuluar dështimet e qeverisjes së tij.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë për Ekonomia Online, se kjo qeveri që nga fillimi ka manipuluar me të dhënat ekonomike.

“Kur të përmend dikush një shifër duhet edhe të analizohet konteksti i shifrës, pra përmbajtja se çfarë ka brenda saj. Kryeministri, realisht njihet si manipulues i shifrave, numrave, krejt kjo qeveri është e karakterizuar me nevojën e vazhdueshme të manipulimit të të dhënave ekonomike edhe të atyre që janë shumë të dukshme në raportet ndërkombëtare, fare të mos flasim për ato të cilat janë realisht dhe numra zyrtarë të agjencisë që janë pjesë e kryeministrisë. Pra që janë pjesë e agjencisë së statistikave”, ka thënë Rukiqi.

Tutje ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se shpeshherë kryeministri dhe ministrat e tij në mënyrë të vazhdueshme kanë tentuar të krijojnë mjegull sa i përket situatës reale ekonomike, duke prezantuar shifra në disa raste të gabuara, e në disa raste krahasime të paqëndrueshme.

“Shembull, kryeministri fare se përmend që mbi 25 mijë vende pune përkohësisht kanë humbur gjatë pandemisë e pastaj janë kthyer për shkak se ekonomia ka qenë e mbyllur, kush është hap e pastaj janë kthyer, ky e merr edhe këtë shifër e fut në këtë që e përmend dhe në të njëjtën kohë krenohet me diçka që realisht ka qenë e vazhdueshme. Kësisoj është një shifër e cila në vete është e manipuluar për shkak se i shtohet atij një numër që gjatë pandemisë i kanë humbur vendet dhe janë kthyer. E dyta brenda vetës përfshin formalizim të vende të punës”, theksoi anëtari i kryesisë së LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë që t’i bashkohen ushtrisë,…