Krijohet portreti i Da Vinçit në 27 kilometra katrorë tokë
29 prill 2019
| 17:31
Një artist italian ka përkujtuar 500-vjetorin e vdekjes së Leonardo da Vinçit duke krijuar portretin e tij në një arë.
Dario Gambarin përdori një traktor për të ravijëzuar linjat dhe vijat duke formuar një imazh 27 kilometra katrorë të fytyrës së Da Vinçit, në fermën e prindërve të tij në Verona të Italisë.
Gambarinit, i quajtur ndryshe ‘artisti i tokës’, iu deshën tetë orë për të përfunduar punën.