Krijohet qoftja me mish mamuthi, shkencëtarët kanë frikë: Mund të jetë vdekjeprurëse
Shkencëtarët kanë krijuar një qofte që ka mijëra vite që ka skaduar. Kjo për faktin se përmban mish mamuthi, një kafshë që është zhdukur rreth 10 000 vite më parë.
Qoftja parahistorike është prodhuar nga një kompani mishi australiane që po kërkon të përziejë qeliza nga specie të zhdukura për të krijuar lloje të reja mishi.
Shkencëtarët kanë marrë ADN-në nga një proteinë muskulore mamuthi dhe e kanë plotësuar me kod gjenetik elefanti, që është specia e gjallë që i ngjan më shumë mamuthit. Kjo sekuencë është përzierë me qeliza staminale deleje, për të rritur mishin e mamuthit.
Por, pavarësisht se kompania thotë se ka krijuar “mish shumë të shijshëm”, ekspertët kanë frikë se proteina e lashtë mund të jetë vdekjeprurëse për njeriun.
“Kemi vite pa e parë një proteinë të tillë dhe nuk e dimë se si do të përgjigjet sistemi ynë imunitar”, thotë profesor Ernst Wolvetang, nga Universiteti i Kuinslendit, në Australi.