Krijohet Zona Ekonomike edhe në Rahovec

22 qershor 2018 | 13:28

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme “Pasuri Shtetërore e Kosovës, K.K. Rahovec”, që shfrytëzohet nga Ekonomia Pyjore dhe menaxhohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

“Kjo pronë jepet në shfrytëzim me qëllim të krijimit të Zonës Ekonomike dhe obligohet komuna e Rahovecit që t’i zhvilloj të gjitha procedurat dhe të përmbush të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 14:00 zhvillohet ndeshja e Grupit E në mes…