Krijuesi i “Squid Game” humbi nëntë dhëmbë nga stresi i realizimit të serialit

13 nëntor 2024 | 15:33

Krijuesi i serialit të Squid Game, thotë se i ka humbur “tetë ose nëntë” dhëmbë nga stresi gjatë realizimit të serisë.

Squid Game ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm kur debutoi për herë të parë në vitin 2021, dhe tani pritet që në dhjetor të këtij viti të dalë sezoni i dytë.

Hwang Dong-hyuk, krijuesi i serialit, në një intervistë për BBC ka thënë se ka qenë aq shumë i stresuar gjatë xhirimeve të sezonit të parë, sa që kishte humbur nëntë dhëmbë. Më herët, kishte bërë bujë raportimi që producenti kishte humbur gjashtë sosh.

Fillimisht, ai nuk ka dashur që të bëjë një sezon të dytë, por ideja që të fitonte para i ndryshoi mendjen.

“Ndonëse, seria e parë ishte sukses, nuk kam fituar shumë. Kështu bërja e sezonit të dytë, do të kompensojë për suksesin e sezonit të parë”, deklaroi Dong-hyuk.

“Dhe nuk e kam përfunduar plotësisht historinë”, shtoi ai.

Siç përflitet, sezoni i dytë do të ngërthejë personazhin Gi-hun (fitues i lojërave të para) i cili u ribashkohet lojërave në mision për të shpëtuar konkurrentët e garës.

Sezoni i dytë mund t’u ofrojë përgjigje se çfarë e motivon drejtuesin e lojërave që të vazhdojë me garën dhe pse lojërat ekzistojnë.

Pjesa e dytë e Squid Game del zyrtarisht më 26 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I është dhënë lamtumira e fundit nënës së deputetit të…