Krim i rëndë në Itali, 39-vjeçari vret gruan dhe fëmijën 5 vjeç

29 janar 2021 | 11:27

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Itali. Burri ka vrarë gruan dhe fëmijën e tyre 5 vjeç dhe më pas tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit. 39-vjeçari italian ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia u njoftua për ngjarjen nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar të bërtitura.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pas një grindje në familje, por nuk dihen ende shkaqet e zënkës mes çiftit.

39-vjeçari po ruhet në spital nga policia pasi është i arrestuar.

Hetuesit kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje, ndërkohë pritet që burri 39-vjeçar të merret në pyetje. /tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari amerikan për dialog Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë që…