Krim i rëndë në një familje në Tiranë, motra vret motrën
03 shtator 2023
| 09:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Një grua është gjetur e vrarë në banesë. Dyshimet bien mbi motrën e saj.
Sipas raportimeve, viktima Amanda Pushani është gjetur me shenja thike në trup. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup.
Policia ka arrestuar motrën e viktimës Marsela Pushanin, si autore të dyshuar. Sakaq ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes tyre.
Në polici janë shoqëruar edhe të afërmit e saj për të mësuar më shumë rreth këtij krimi të rëndë.