Krim në familje në Shkodër, vëllai vret motrën
06 qershor 2021
| 23:21
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e së dielës.
Nga të dhënat e para dyshohet se vëllai ka vrarë motrën.
Viktima është shtetasja D. V, rreth 50 vjeç, e cila dyshohet se është qëlluar me thikë disa herë nga i vëllai i saj, shtetasi F.V. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Ndoc Mazi”, në lagjen “3 heronjtë”.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës. Pak më herët, një person u raportua i vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.