Krimet Ekonomike e Forenzika në zyrën e Autoritetit të Aviacionit Civil pas sinjalizimit të drejtorit që u shkarkua nga Kurti

28 gusht 2023 | 16:04

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sot kanë qëndruar në zyret e Autoritetit të Aviacionit Civil pas një kërkese të bërë nga drejtori që u shkarkua ditë më parë, Bujar Ejupi.

Përveç zyrtarëve policorë, mësohet që aty janë parë edhe ekipe të Forenzikës që po mbledhin dëshmitë.

Ejupi ishte shkarkuar të mërkurën e kaluar nga Qeveria Kurti, disa ditë pasi kishte kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që të shkonin në zyren e tij për të marrë dëshmitë – siç pretendonte – të disa rasteve të falsikimeve të dokumenteve.

“Unë kërkoj nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria që të gjitha dokumentet në zyrën time dhe email-at zyrtare (ku janë edhe kopjet e falsifikuara të licencave që i kam bërë të pavlefshme, si dëshmi për falsifikim) të mbrohen nga policia dhe të parandalohet dëmtimi dhe manipulimi i provave”.

Mësohet që bashkë me Policinë dhe Forenzikën, në zyret e AAC-së ishte parë edhe vetë ish-drejtori Bujar Ejupi.

https://www.epokaere.com/u-shkarkua-nga-qeveria-ejupi-kerkon-nderhyrjen-e-prokurorise-shkoni-ne-zyren-time-dhe-merrni-provat-e-falsifikimeve-dokument/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…