Krimet ekonomike të policisë u ofrojnë asistencë Inspektorëve Farmaceutik të MSh-së për realizimin e kontrollit në një biznes

14 qershor 2023 | 23:24

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas informacioneve të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë se një biznes ka aplikuar në një tender publik me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, zyrtarët e DHKEK të koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me kërkesë të Inspektorëve Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë sot me datë 14.06.2023 kanë asistuar inspektorët që të kryejnë një kontroll në një biznes në Prishtinë.

Kontrolli nga kompetentët është fokusuar në verifikimin e dokumentacionit lidhur me produktin farmaceutik “insulina”, bazuar në informacionet e pranuara se biznesi në fjalë nuk ka pas licencë për import të insulinës dhe rrjedhimisht ka marr pjesë në tenderin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në vitin 2020 për këtë produkt farmaceutik.

Inspektorët kompetent kanë urdhëruar biznesin në fjalë që të fus në karantinë tërë sasinë e insulinave deri në një vendim të ardhshëm, dhe ka mbetur që inspektorët farmaceutik të zhvillojnë procedura tjera ligjore ndaj biznesit në fjalë sipas kompetencës.  Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zyrtarët e Doganës.

Rreth orës 19:00, të datës 14.06.2023, ka përfunduar asistenca për inspektoret farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH-së).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka…