Krimet kibernetike në rritje dhe sfidë për vendin

23 gusht 2018 | 15:37

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, në kuadër të vizitave të rregullta, të enjten ka vizituar Policinë e Kosovës, përkatësisht sektorin për hetimin e krimeve kibernetike që është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Gjatë këtij takimi Zëvendësministri Shkodra ka ofruar mbështetjen e tij për sektorin e hetimit të krimeve kibernetike në luftimin e krimit kibernetikë dhe dukurive të tjera që rrjedhin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike, duke paraqitur edhe nevojën për ngritje të kapaciteteve teknike dhe profesionale në luftimin e këtyre dukurive në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu, dhe udhëheqësi i sektorit për hetimin e krimeve kibernetike, Fadil Abdyli, e njoftuan zëvendësministrin Shkodra për punën dhe angazhimin e dikastereve që udhëheqin në luftimin e këtyre dukurive, të cilat bazuar në statistikat e paraqitura janë në rritje e sipër dhe paraqesin një sfidë jo vetëm për vendin tonë.

Megjithatë u tha se falë bashkëpunimit të mirë më shumë institucione ndërkombëtare janë duke u zgjidhur shumë raste në të cilat si mjet i kryerjes së veprave përdoret sistemi kompjuterik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edgar Çani është larguar zyrtarisht nga Partizani. Sulmuesi 29-vjeçar ka…