KRIMI E GJENOCIDI SERB NË KOSOVË, DESHMI E SUNDIMIT ILEGAL TË SERBISË NË KOSOVË

26 mars 2019 | 11:05

Jakup Krasniqi

Njëzet e gjashtë marsi shënon kulmin e gjenocidit serb në Kosovë. Vrasjet serbe që filluan në Likoshan e Qirez, Abri e Poklek, në Reçak e Ticë, në Krushë e Meje, në Qyshk e Shtedime, në Gjakovë e Suharekë etj., ishin krim e gjenocid i planifikuar dhe i programuar jo vetëm pas viteve 1912/1913. Kur kihet parasysh kjo, nga fjalori ynë i përditshëm duhet ta largojmë fjalën masakër, pasi ajo nuk e mbulon krimin e gjenocidin e kryer mbi shqiptarët dhe jo vetëm gjatë luftës së fundit.

Pse regjimet serbe në Beograd silleshin kështu?

Përgjigjja më e shkurtër do të ishte : pse ishte regjim ilegal. Për 86 vite më radhë, regjimet serbe në Beograd (të gjitha format e regjimeve), e dinin se qëndrimi i tyre në Kosovë ishte ilegal dhe për ta legalizuar atë qëndrim, ata duhej t’i zhduknin pjesërisht ose tërësisht shqiptaret. Këtu dhe vetëm këtu duhet t’i kërkojmë rrënjët e krimit e të gjenocidit serb në Kosovë.

Sot në Botë ka individ e shtete që ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë e quajnë ilegale dhe thirren në të drejtën ndërkombëtare?! Po cili ligj ndërkombëtar e amniston krimin e gjenocidin që një shtet ushtron mbi qytetaret e tij? Të thuhej kjo, para 22 korrikut të vitit 2010, para verdiktit të GJND-së, i cili verdikt tha se: Pavarësia e Kosovës nuk bie në ndeshje me të Drejtën 

Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se të gjitha mjetet që janë përdorur për të ardhur te Pavarësia e Kosovës kanë qenë e janë legjitime. Janë legjitime se e kanë shpëtuar një popull nga krimi e gjenocidi serb i përsëritur mase një herë gjatë 86 viteve të qëndrimit ilegal të Serbisë në Kosovë.

Edhe një herë duhet të konfirmojmë, edhe me zërin e të gjitha viktimave të krimit e të gjenocidit serb në Kosovë se: Serbia për 86 vjet ishte ilegale në Kosovën shqiptare e JO BOMBARDIMET NATO-S MBI REGIMIN KRIMINAL E GJENOCIDAL TË SERBISË!

Të gjithë në Kosovë e sidomos familjet që u goditen nga krimi e gjenocidi serb, duhet të ngrohen me rrezet e Diellit të lirisë, e cila Liri nuk mund të vinte ndryshe!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Martirët e Dëshmorët e Kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet në Francë raportojnë se Thomas Tuchel do ta zgjasë…