Krimi makabër në Greqi | Pasi hodhi foshnjën në lumë, 29 vjeçarja mori taksi dhe shkoi në hotel për të kaluar natën e Vitit të Ri

02 janar 2023 | 19:48

Mediat greke kanë zbardhur detajet e krimit makabër mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Veria ku një foshnje 11 muajshe u gjet e pajetë në digën e një rezervuari.

Për këtë krim, akuzohet e ëma 29-vjeçare e foshnjës, e cila e kishte hedhur në një digë në Aliakmonas. Ajo akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj.

Por nga autopsia e kryer rezulton se foshnja vdiq nga mbytja.

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë. Më pas 29-vjeçarja u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.

Sapo zbardhi dita, e reja është kthyer në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.

Taksisti që e ka marrë nga diga e Aliakmonasit ka raportuar se ka marrë një telefonatë nga qendra për digën dhe prej aty ka marrë gruan që i ka thënë ta çojë në zonën e KTEL të Selanikut në Veroia.

“Ajo nuk dukej e mërzitur nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hygerta Sako është një nga moderatoret më të dashura shqiptare,…