Krimi në hotelin në Fushë Kosovë: Detaje të reja për vrasjen e 27-vjeçares argjentinase

02 gusht 2023 | 18:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër kosovarit me shtetësi zvicerane me inicialet E.N., i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçares nga Argjentina, M.K.U,, transmeton Paparaci.

I dyshuari që vjen nga Komuna e Drenasit thuhet se 27-vjeçaren e privoi nga jeta të martën rreth orës 02:00, duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati gjashtë në Fushë Kosovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Viktima dyshohet se është shtyrë nga i dyshuari, i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje dhe rasti është hapur si “Vrasje”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184
paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N më 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit,
përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Për këtë krim kanë raportuar sot edhe mediumet zvicerane. Sipas portalit të lajmeve “Le Canton27.ch”, gruaja mësohet se ka rënë nga një ndërtesë në të cilën ndodhej me zviceranin e dyshuar për vrasje.

Më vonë ajo i është nënshtruar trajtimit në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Policia e Kosovës e ka cilësuar rënien si vrasje. Zvicerani është dërguar në mbajtje. Policia ka nisur hetimet.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në reagimin…