Krimi në Kavajë/ Flet autori: Kishim 7 orë që pinin, ja pse ndodhi vrasja
09 dhjetor 2019
| 20:38
Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes në Kavajë mbrëmjen e sotme. 60-vjeçari Xhevdet Leçini me duart në kokë, i shokuar për atë që ndodhi është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja, që pinin së bashku në lokal.
Ai thotë se shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës. “Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava” mësohet se ka thënë Lecini. Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit./Shqip