Krimineli i penduar shkroi një libër për botën e krimit vritet te ceremonia e botimit
Gjykatësi e kishte përshkruar si një njeri që donte me gjithë zemër të niste një jetë të re. I penduar, ai shkroi një libër për botën e krimit në Danimarkë, por e vranë sapo doli nga dera e sallës ku u mbajt ceremonia e përurimit.
Deri në vitin 2012 Nedim Yasar kishte qenë drejtues i bandës “Los Guerreros”. Tashmë punonte në një radio, dhe premtonte të jepte një ide shumë të qartë për mënyrën se si funksiononte krimi i organizuar në vend.
Shtëpia botuese, People’s Press, thotë se libri tregon për shokët dhe bandat armike, për bizneset dhe jetën në burg, si dhe për rregullat e pashkruara që ndiqen nga komunitetet e kriminelëve.
Ministri i Drejtësisë së Danimarkës tha se vrasja ishte e pakuptimtë dhe ngjarje e trishtë: “E kam takuar Nedimin”, shkroi ai. “Takova një njeri që donte me gjithë shpirt të ndryshonte.”
Radioja ku punonte e uli flamurin danez në gjysmë shtize.
I penduar, ai shkroi një libër për botën e krimit në Danimarkë, por e vranë sapo doli nga dera e sallës ku u mbajt ceremonia e përurimit.
Deri në vitin 2012 Nedim Yasar kishte qenë drejtues i bandës “Los Guerreros”.
Në foto me ish kryeministren daneze