Kriptovalutat shënojnë rënie të vlerave
16 janar 2018
| 21:12
Ndalimi i mundshëm për tregtim me kriptovaluta në Korenë e Jugut ka bërë që çmimi i tyre, vecanërisht i Bitcoin të shënojë ulje të vlerës.
Ministri korean i Financave, Kim Dong-yeon, gjatë një interviste në ‘TBS’, ka deklarua se “ndalimi i tregtimit me kriptovaluta është një mundësi reale dhe se një vendim i tillë është pjesë e bisedimeve dhe analizave qeveritare”.
Sipas CoinMarketCap, një ueb faqe e specializuar për raportim të vlerave të kriptovalutave, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 12,106.10 dollarë, apo 12.68 për qind më pak se sa vlera e regjistruar një ditë më herët, shkruan Telegrafi.
Nuk është vetëm Bitcoin që ka shënuar rënie, janë dhe kriptovalutat tjera që janë zhvlerësuar në 24 orëve të fundit.