Kris Jenneri i blen nipit xhaketë 3000 dollarëshe
21 dhjetor 2018
| 11:44
Vetëm disa ditë pasi i mbushi nëntë vjet, Mason Disick ka treguar se ka një shije goxha ekstravagante. I biri i Kourtney Kardashianit dhe Scott Disickit ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë nga gjyshja e tij Kris Jenner derisa po blinin për Krishtlindje në Beverly Hills.
Jenner, si një gjyshe tipike, duket se nuk e ka menduar dy herë para se të shpenzojë 3000 dollarë në një xhaketë të markës së njohur “Versace”, për nipin e saj.