Krisen raportet Gërvalla-Osmani – MPJD i kundërpërgjigjet Presidencës

16 maj 2024 | 19:35

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë reaguar pasi Presidenca e Kosovës sot deklaroi se ekzekutivi i vendit nuk janë konsultuar dhe dakorduar me presidenten Vjosa Osmani për letrën dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u zotua se deri në fund të majit Kosova do ta shkruajë draft-statutin e Asociacionit.

Nga MPJD thanë se në letër janë zotimet e krerëve të shtetit që janë bërë në prill të këtij viti.

“Në lidhje me pyetjet tuaja, ashtu siç deklaroi Ministrja Gërvalla sot në konferencën për media, letra e dërguar sot në Këshillin e Evropës është konkretizim i zotimeve të mëparshme në mesin e të cilave është edhe zotimi i krerëve të shtetit në prill të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KlanKosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbarë opinioni publik në Shqipëri dhe në Greqi është tronditur…