“Kriset” raporti mes Robert Berishes dhe Nora Istrefit, arsyeja lidhja e re e Robertit, ish çifti merr vendimin e papritur

16 maj 2022 | 12:42

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e tij dhe e Nora Istrefit në rrjete sociale. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.

Nuk mund të thuhet me siguri se fshirja nga Instagrami lidhet me zyrtarizimin e lidhjes.

Mirëpo, nuk është dhe koincidencë që kjo vjen pak ditë pasi Roberti pranoi publikisht se është i dashuruar.

Pas ndarjes, Roberti dhe Nora kishin treguar se mbanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre dhe madje e kanë përkrahur njëri-tjetrin me projektet e reja muzikore.

Kujtojmë që Roberti pranoi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Laureta. Sipas burimeve, Roberti dhe Laureta Maqedonci janë parë së bashku në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është përuruar sot…