Krishtlindjet e bashkojnë familjen mbretërore
Pavarësisht thashethemeve për një grindje mes Meghan dhe Kate, duket se dukeshat do ta kalojnë së bashku Ditën e Krishtlindjeve.
Sipas mediave, Meghan Markle dhe Princ Harry do ti bashkohen William e Kate në festimet me Mbretëreshën në Sandringham House, ku do zhvillojnë Krishtlindjet.
Bashkimi i anëtarëve të familjes mbretërore për festa mund t’i japë fund thashethemeve për një debat mes Meghan dhe Kate.
Mediat raportojnë se tensionet mes dy kunatave kanë çuar në prishjen e marrëdhënieve mes dy vëllezërve.
Pallati Kensington madje mohoi raportimet në një deklaratë të rrallë në Twitter.
Por pavarësisht se do kalojnë Krishtlindjet së bashku, The Sun raporton se Meghan e Harry hodhën poshtë ftesën e William dhe Kate për të qëndruar në shtëpinë e tyre Norfolk në Anmer Hall.