Krismat e pushkëve të Fahriut dhe Afrimit, paralajmërim i pushkës së UÇK-së

02 nëntor 2020 | 11:59

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar heronjtë Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, në 31-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me punën e tyre Fahriu dhe Afrimi, kanë përgatitur breza veprimtarësh të rinj të kauzës kombëtare.

Sipas tij, krismat e pushkëve të Fahriut dhe Afrimit ishin paralajmërim i pushkës së vajzave dhe djemve të UÇK-së. “Krismat e pushkëve të Fahriut dhe Afrimit ishin paralajmërim i pushkës së vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë një dekadë më vonë. Edhe për neve, aktivistëve të rinj ilegalë të asaj kohe, ky akt shërbeu si obligim për të mos u ndalur në rrugën tonë për liri. Jam krenar që kam qenë shok dhe bashkëveprimtar i Fahriut dhe Afrimit!”, ka shkruar Veseli.

 

Postimi i plotë i Veselit:

Sot bëhen 31 vjet nga lufta heroike e dy shokëve të idealit dhe dy inspiruesve të luftës sonë për liri, heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. E mbaj mend të freskët sikur të kishte ndodhur dje, datën 2 nëntor 1989, kur Fahriu dhe Afrimi luftuan për orë të tëra me policinë jugosllave e ranë heroikisht në lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës.

Me punën e tyre Fahriu dhe Afrimi, kanë përgatitur breza veprimtarësh të rinj të kauzës kombëtare ku kam pasur nderin të bëj pjesë edhe unë. Me sakrificën e tyre ata dëshmuan se edhe pas suprimimit të autonomisë, shqiptarët nuk do të dorëzoheshin para terrorit shtetëror. Përkundrazi, Serbia nuk do të ishte e qetë as në qendër të Prishtinës dhe do të merrte si kundërpërgjigje pushkët e lirisë të rinisë shqiptare.

Krismat e pushkëve të Fahriut dhe Afrimit ishin paralajmërim i pushkës së vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë një dekadë më vonë. Edhe për neve, aktivistëve të rinj ilegalë të asaj kohe, ky akt shërbeu si obligim për të mos u ndalur në rrugën tonë për liri. Jam krenar që kam qenë shok dhe bashkëveprimtar i Fahriut dhe Afrimit!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Fahriun, Afrimin dhe të gjithë dëshmorët e kombit! Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi merr lajm pozitiv në lidhje me situatën e Milan…