KRISTAQ PORODINI PËR HEROIN E KOMBIT KADRI ZEKA

20 janar 2024 | 23:22

Kristaq Porodini

I dashur Ismet, e dëgjova me kënaqësi dhe me shumë vëmendje fjalimin tënd.
Ishte një fjalë dinjitoze dhe sigurisht shumë prekëse, pasi mua më çove larg, në ato vite kur njohja ime me Kadri Zekën u bë nëpërmjet aktivitetit të tij dhe materialeve që përcilleshin tek ne.
Si tani e kujtoj momentin kur morëm lajmin e hidhur të vrasjes së Kadri Zekës e vëllezërve Gërvalla.
Kolegut tim të asaj kohe, Ajet Haxhiut, i rrodhën lot nga ky lajm i papritur. Ishte një humbje e madhe edhe për ne në Shqipëri, ashtu si për ju në Kosovë.
Përurimi i një monumenti përkujtimor, për këtë figurë të shquar të Kosovës, i cili punoi e luftoi për të vendosur themelet për Kosovën e pavarur, është mirënjohje dhe vlerësim.
Kontributi juaj i dashur Ismet, ka vlera të mëdha këmbëtare për shqiptarët sot e për brezat që do të vijnë.
Urimet e mija të përzemërta për Ty dhe për të gjithë shokët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj përkujtimoreje.

Tiranë, 20 Janar 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se viktima…