
Kristen Stewart heq këpucët midis tepihut të kuq
16 maj 2018
| 10:53
Çështja e takeve të larta është një nga elementet interesante të tepihut të kuq në Kanë.
Tani Kristen Stewart, anëtare e jurisë së këtij viti, ka hequr taket e larta, duke ecur këmbëzbathur në tepihun e kuq.
Aktorja e “Twilight” kishe mbathur këpucë Louboutin të zeza kur kishte arritur në premierën e filmit “BlacKkKlansman”.
Megjithatë, para se të futej në sallë, ajo largoi këpucët dhe eci nëpër shkallë këmbëzbathur.