Kristjan Asllani: Italia nuk na llogarit, por ne mund t’i surprizojmë

09 qershor 2024 | 15:25

Pas triumfit në miqësoren e Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit, Kristjan Asllani, ka dhënë një intervistë për “SportMediaset” në Itali, ku ka folur edhe për përballjen me Italinë më 15 qershor në Dortmund.

Asllani ka zbuluar se mezi e pret përballjen me Italinë, teksa është shprehur se kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati të bëjnë gjithçka në fushë për të thyer të gjitha parashikimet.

Ai ka thënë se deri në “Euro 2024”  kanë arritur me meritë.

“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”, është shprehur Asllani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina tha të dielën se forcat e saj goditën një…