
Kristjan Asllani shënon gol nga korneri për Interin
20 dhjetor 2024
| 10:26
Ka përfunduar pjesa e parë çerekfinale e Kupës së Italisë mes Interit dhe Udineses në Meazza.
‘Nerazurët’ janë duke fituar me rezultat 2-0 ndaj mysafirëve.
Golin e parë për zikaltrit e realizoi Marko Arnautovic në minutën e 30-të.
Ndërkohë, mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka befasuar duke shënuar gol nga koneri, për t’i dyfishuar shifrat.
Ai e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, për të çuar në pushim me avantazh të dyfishtë skuadrën e tij.