Kritikat e Bislimit ndaj Kushtetueses, Gruda i PDK-së: Deklarata të tilla mund të dëgjohen vetëm nga autokratikë
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) të PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kritikave të fundit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka vlerësuar se deklarime të tilla mund të dëgjohen nga autokratë që qëllimet e tyre i kanë mbi kushtetutën.
Gruda ka shkruar në “Facebook” sulmet ndaj kësaj gjykate tregojnë se si e sheh Qeveria Kurti Kushtetutën dhe ligjet.
“Kjo deklaratë tregon gjithçka për mënyrën se si e sheh kjo qeveri Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Deklarata të tilla mund të dëgjohen vetëm nga udhëheqës autokratikë ose populistë, të cilët vendosin qëllimet e tyre politike mbi interesat e shtetit dhe, si rrjedhojë, mbi Kushtetutën”, ka shkruar Gruda.