
Kritikat e opozitës për gjendjen e shqiptarëve me Qeverinë e re! Mexhiti thotë se ka përpjekje për shtrembërim të realitetit
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i ftuar në Click Plus në TV21, ku po diskutohet për funksionimin e Qeverisë. Mexhiti për kritikat e opozitës thotë se janë përpjekje për shtrembërim të realitetit.
Mes tjerash, Mexhiti foli edhe për ligjin për gjuhën shqipe.
Tha se statusi i gjuhës shqipe në Kushtetutë është nënçmues për shqiptarët, por shtoi se luftojnë për ta përmirësuar këtë, por duke e ruajtur ligjin ekzistues që siç thotë është avancim i gjuhës shqipe.
“Qeveria është dinamike, është qeveri e ndryshimit. Nuk them që është situatë e përkryer. Rastësishtë apo jo, në Gjykatën Kushtetuese përnjëherë u hapën shumë çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët. Një Gjykatë e heshtur, e fjetur me dekada, me ardhjen e VLEN-it, me ardhjen e ndryshimit dolën nga sirtarët, shkoj gjuha shqipe, u degradua gjuha shqipe, 8 muaj nuk u prek gjuha shqipe. Ne sot e themi, ky status i gjuhës shqipe në Kushtetutë është nënçmues për shqiptarët dhe ne pretendojmë dhe luftojmë ta përmirësojmë këtë status. Por përderisa e bëjmë këtë do ta ruajmë edhe këtë ligj që ka qenë një lloj acancimi i gjuhës shqipe”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.