Kritikat e presidentes ndaj Kurtit, Tahiri: Osmani foli nga frika e votave
Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar intervistën e presidentes Vjosa Osmani, që u transmetua të dielën në “Kallxo.com” dhe “TV Dukagjini”, duke arritur në disa përfundime.
“Me ne fund, presidentja foli, guxoi ta kritikoj Kurtin për gabimin për Asociacionin, për dështimin e Kurtit në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përgënjeshtroi RTK-në për sulmet e pabaza ndaj gazetës ‘Nacionale’, madje kërkoj shkarkimin dhe dorëheqjen Martin Berishaj për korrupsionin energjetik…, etj.”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Më tutje, Tahiri thënë se Osmani ka folur për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
“Ky guxim i erdhi Osmanit nga frika e votave që janë afër më 9 shkurt… Mbyllja e gojës ishte nga frika që pati nga Kurti, tash kur i kanë prishur marrëdhëniet foli nga frika e votës – pushteti para shtetit është një dështim kombëtar jo vetëm politik për rangun e presidentit të një vendi”, ka shkruar Tahiri.