Kritikat me kunja të Osmanit ndaj Kurtit, Gashi e rithekson: Deklaratë e vonuar

27 nëntor 2024 | 15:01

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka folur sërish në lidhje me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani në fjalimin e fundit vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Më saktë, Gashi ka folur  për kritikat me kunja ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Gashi i ka cilësuar si të vonuar këtë deklaratë të Osmanit.

“Deklaratat e Osmanit thjesht konfirmuan deklaratat tona që i kemi bërë me vite dhe shqetesimet tona per te cilat nuk kemi mrri me kriju opinon publik përkrahës, dhe kur doli njëra prej aktoreve kreysore të politikës së jashtme, sepse presidentja udhëheq me politikë të jashtme kur doli dhe tha se është lujt bixhoz me partneritetin ndërkombëtarët, kur ne i kemi thonë kemi pas sulme, ishte me sfiduese. Dhe kur doli ajo dhe tha se janë rrezikuar raportet ndërkombëtare, njerëzit thanë se tash është duke folur dikush, deklaratë e vonuar. Unë kam pritur nga Osmani të jetë në detyrat e veta presidenciale që nga dita e parë fatkeqësisht shumicën e kohës e ka konsideruar vetën si partner koalicioni qeverisës dhe jo presidente e vendit” , ka thënë Gashi për RTV 21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, ka thënë se fushata…