Kritikat ndaj BE-së, Kurti: Evropa është kontinenti ynë, BE-ja fati ynë

21 tetor 2021 | 15:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e shërbimit evropian të veprimit të jashtëm të BE-së, Marko Makovec dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të ndryshme, Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE”,  ka thënë Kurti, duke shtuar se në këtë rrugëtim Kosova do të ecë në partneritet me BE-në.

Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai ka veçuar nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite, por që nuk ishin zbatuar. Njëherësh, Kurti është zotuar për  taforcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, ka thënë  Kurti.

Kurti vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.

Në këtë takim është biseduar edhe për liberalizmin e vizave, për çfarë Kurti ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për procesin zgjedhor të 17 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri, është…