Kritikat ndaj Francës, Miftaraj: Qëndrimi i Kurtit korrekt, duhet t’i mësojnë edhe këshilltarët
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka lavdëruar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për Francën, pasi kjo e fundit është pajtuar që Serbisë t’ia shes 12 avionë luftarakë.
Ai e ka ftuar shefin e qeverisë që të ua tërheq vërejtjen edhe këshilltarëve të tij, të cilët kanë shprehur mllef ndaj presidentit të Francës.
“Albin Kurti: Franca vend mik, aleat e partner, duam bashkëpunim të ngushtë. Qëndrim shumë korrekt i Kurtit. Mbase e lexojnë këtë qëndrim te të parit të LV-së edhe këshilltarët dhe klientela e tij dhe i fshijnë postimet e tyre plot mllef, ofendime dhe sharje të ulëta ndaj presidentit Makron dhe Francës. P.S. Tallava militanta kujdes me militantizmin se me këtë qasje të gabuar Kurti nuk ua vendos emrin në listë për deputet e më shumë gjasë nuk iu bën më këshilltarë ose nuk iu ndan më pozita në punë të shtetit. Rriteni vigjilencën. Paqe!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.