Kritikohet Granit Xhaka, me çorape të kuqe në diskotekë
18 dhjetor 2017
| 10:56
Arsenali u është rikthyer fitoreve në kampionatin elitar të Ligës Premiere. Kontribut të madh në këtë fitore ndaj Newcastle Unitedit dha edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.
Ky i fundit ka përzgjedhur që këtë triumf ta festojë me bashkëshorten Leonita Lekajn. Bukuroshja shqiptare dhe futbollisti kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale.
Graniti shihet i veshur me një xhemper ngjyrë të kuqe, ndërsa ajo që bie në sy janë çorapet e futbollistit, të cilat kanë ngjyrë të kuqe. Kjo ka bërë që të marrë kritika prej fansave, të cilëve nuk u ka pëlqyer mënyra e veshjes së Xhakës.