Kriza e energjisë, BE-ja zoton 1 miliard euro për Ballkanin

06 dhjetor 2022 | 16:52

Liderët e Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar rritjen e partneritetit mes tyre.

Në nisje të samitit, operatorët telefonikë të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar një marrëveshje në Tiranë për zvogëlim të tarifave të romingut.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar mikpritjen e bërë në Tiranë nga kryeministri Edi Rama për samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ajo u shpreh se ky samit ishte fantastik dhe i shkëlqyer.

Duke folur për temat që janë diskutuar mes liderëve, Von der Leyen preku sektorin e energjisë si një ndër më të rëndësishmit. Për këtë tha se KE-ja ka një paketë prej 1 miliard euro mbështetje për Ballkanin që është e ndarë në dy pjesë.

“Një temë madhore është që ne dëshirojmë të përballemi me sfidat që vijnë jo vetëm nga kjo luftë që ka nisur Rusia në Ukrainë, por edhe një nga pasojat e saj që ka të bëjë me sektorin e energjisë. Për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor ne përballemi me këtë sfidë së bashku, në mënyrë të tillë, ku ne reflektojmë gjithçka që do bëjmë ne në BE, reflektohet edhe këtu në Ballkanin Perëndimor. Për shembull fakti që familjet dhe bizneset këtu do të kalojnë po aq vështirë sa do të kalojmë edhe ne për ne është e rëndësishme që të japim zgjidhje të njëjta, prandaj kjo paketë prej 1 miliard euro për mbështetje për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 milionë euro mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, e cila jep mundësinë në mënyrë që në formë të shënjestruar t’i jepet ndihmë familjeve në nevojë si dhe bizneseve në nevojë. Ndërsa gjysma e dytë, 500 milionë euro të tjera euro janë mbështetje për infrastrukturën në mënyrë që të bëhet e pamundura që të bëhen investime për energjinë e së ardhmes, sepse energjia e së ardhmes është energjia e rinovueshme, është më pak e kushtueshme, më e gjelbër për planetin dhe prodhohet këtu në vendet tona”, ka thënë Ursula von der Leyen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pokeri” i Brazilit solli për tifozët pak aromë futbolli të…