Kriza ekonomike, Rama: Paketa e rezistencës sociale po merr formë përfundimtare
12 mars 2022
| 10:32
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se qeveria po përgatit një paketë ndihme për qytetarët për të përballuar pasojat e krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka shkruar se Paketa e Rezistencës Sociale çmimet po merr formë përfundimtare.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, ka shkruar Rama.