Kriza energjetike, Kurti: Duhet ta shohin veten në pasqyrë ata që na kërkojnë llogari për dështimet e tyre

23 dhjetor 2021 | 16:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e qeverisë për krizën e rrymës që ka kapluar vendin dhe rinisjen e reduktimeve pas shumë vitesh furnizim të rregullt me energji elektrike.

Kurti madje është arsyetuar duke thënë se ata që kërkojnë llogari nga qeveria duhet “ta shohin veten në pasqyrë”, duke iu referuar ish-pushtetarëve.

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike po bëjmë gjithë çfarë mundemi e krejt çka dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj, ndërkaq ata që për dështimet e tyre për dekada kërkojnë llogari nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri duhet më parë ta shohin vetën në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”, ka thënë ai.

Ndryshe, që nga dje në Kosovë kanë filluar reduktimet e rrymës në Kosovë, ku secila pjesë e Kosovës për të paktën dy orë do të jetë në terr në intervale të ndryshme kohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me bashkëpunëtorë, ka mbajtur të…