Kriza financiare e klubeve po vjen si pasojë e pandemisë, FFK do t’i ndihmojë

24 korrik 2022 | 11:12

Sezoni i ri i Superligës është shumë afër dhe tashmë është mësuar edhe kalendari, por disa prej klubeve të futbollit kanë brenga të tjerë, përtej fushës së gjelbër.

Gjendja jo stabile financiare është ajo që po i përcjellë këto klube dhe një zgjidhje e afërt nuk duket në horizont. Derisa analistët mendojnë që kjo po vije për shkak të planifikimit jo të mirë buxhetor nga ana e klubeve, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi thotë se kjo situatë në klube vije për shkak të ndikimit të pandemisë.

Ademi për KosovaPress, ka thënë se kjo problematikë është edhe në klube të mëdha dhe organizata botërore sportive, duke përfshirë edhe UEFA-në.

“Nuk është që vetëm klubet tona janë në krizë por ju e dini që pandemia dhe kjo kriza globale që po ndodh nëpër të gjithë botën, nëpër të gjitha ligat edhe më të fortat, duke i përgjysmuar pagat e lojtarëve, duke i zvogëluar kontrata, duke i liruar disa lojtarë nga kontrata dhe kështu me radhë ka ndodhur çdokund, e lëre më në Kosovë. Kosova është edhe si shtet, jemi në një situatë më të keqe ekonomike, por edhe biznismenët tanë, sigurisht që ata investitorë që janë në klube nuk e kanë të lehtë e sidomos ata që janë të vetmuar që e financojnë një klub. Kjo ndodh për shkak pikërisht të kësaj pandemie, për shkak të punës dhe veprimtarisë së kompanive tona biznesore nëpër bizneset e tyre të cilat janë të mangëta dhe është pas pandemisë një çrregullim i çmimeve gjithandej”, tha Ademi.

I pari i FFK-së shprehet i bindur se do të gjendet zgjidhja për të dalë nga kjo situatë, duke shtuar se institucioni që ai e drejton do t’iu dal klubeve në ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se vala e të nxehtit vazhdon…