“Kriza” me JLo-në, Affleck shoqërohet me ish-gruan
Jennifer Garner dhe Ben Affleck festuan së bashku diplomimin e vajzës së tyre, Violet Affleck. 51-vjeçari i cili thuhet se po kalon një krizë në martesën e tij me Jennifer Lopez, zgjodhi te merrte pjesë në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij të madhe më 20 maj, pikerisht në të njëjtën ditë që Lopez kishte premierën e filmit të saj në Los Angeles për Atlas.
Garner u fotografua në shtëpinë e Affleck më 18 maj, disa orë pasi ish-të u bashkuan për të parë ndeshjen e basketbollit të djalit 12-vjeçar Samuel. Aktorja postoi disa foto dhe video në Instagram duke shkruar: “Më thuaj që ke një të diplomuar pa më thënë se ke një të diplomuar”.
Së fundmi po përflitet se Affleck dhe Lopez mund të jenë ndarë pasi marrëdhënia e tyre nuk po funksionon pas dy vitesh martesë. “Ai është i përkushtuar ndaj punës dhe fëmijëve të tij. Ai tashmë është shpërngulur dhe ndoshta do të duhet të shesin shtëpinë e ëndrrave që shpenzuan dy vite për të gjetur, duke iu referuar shtëpisë 60 milionë dollarëshe të çiftit.
Gjërat nuk janë në rregull për një kohë të gjatë dhe ata kanë provuar gjithçka për të ecur përpara” është shprehur i afërmi i tyre.”.Megjithëse pavarësisht këtyre aludimeve asnjë prej tyre nuk i ka mohuar dhe as pohuar këto lajme.