Kriza me ushqimin në FSK-ja, Quni: Qysh ushqimi emergjencë e papritur?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, e ka vlerësuar si krejtësisht kundër legjislacionit praktikën e provuar për çështjen e ushqimit të FSK-së, e cila tashmë është bërë temë kombëtare.
“Absolutisht e papranueshme që një procedurë kaq e rëndësishme si ushqimi për ushtrinë tonë të shpërfaqë shkelje elementare, ku njëherë procedura klasifikohet si sekrete dhe pastaj si procedurë esktreme emergjente, në kundërshtim me legjislacionin dhe praktikat e shteteve demokratike. Ligji për prokurimin publik saktëson qartë se klasifikimet lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme ku kërkohet siguri kombëtare”.
“Ushqimi nuk përbën asnjë nga këto raste, dhe mund të planifikohen në mënyrë efektive…Përjashtimi duhet të jetë vetëm kur FSK angazhohet në vende ndërkombëtare… Ushqimi nuk është emergjencë e papritur, është diçka që mund të planifikohet me kalendar e transparencë… Përtej kësaj sot e pas një viti e gjysmë Ministria e Mbrojtjes, pa planifikim adekuat e pa procedura transparence e konkurence, vendosi të aplikojë procedurë të ngjashme emergjente”, ka thënë Quni në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim.