Kriza në qeverinë ukrainase: Tre ministra japin dorëheqjen përpara vizitës së Zelenskit në SHBA
Tre ministra ukrainas kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti qeveritar. Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023 dhe gjithashtu këshilltari i Zelenskit, Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Mjedisit paraqitën letrën e dorëheqjes.
Ligjvënësit dhe analistët politikë kanë pritur ndryshime të mëdha në qeveri që nga fillimi i verës.
Largimi i tre ministrave shton pasigurinë rreth qeverisë me të paktën pesë portofol të tjerë ministrorë të lirë pas shkarkimeve në fillim të këtij viti, raporton A2.
Presidenti, Volodymyr Zelensky dhe ekipi i tij politik po bëjnë tratativat për të plotësuar të gjitha pozicionet në një përpjekje për të rregulluar situatën përpara se kreu i shtetit të Ukrainës të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara këtë muaj për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.