Kriza në Telekom shtyri implementimin e kodit +383
Kryetari i Bordit të Agjencisë për Komunikime Postare dhe Elektronike (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka bërë me dije se deri më tani ka pasur mjaft progres në drejtim të implementimit të kodit shtetëror telefonik +383 nga operatorët, por hapi final i largimit të kodeve aktuale nuk është arritur të bëhet ashtu siç është paraparë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në këtë drejtim kanë ndikuar problemet financiare dhe teknike të operatorëve, me theks të veçantë në Telekomin e Kosovës.
“Problemet financiare të Telekomit të Kosovës kanë qenë edhe baza kryesore për shtyrje të afatit të datës 1 qershor”, ka thënë ai.
Gashi shpreson që Telekomi i Kosovës të dalë shpejt nga kjo krizë dhe t’i kryejë investimet e nevojshme sa i përket kodit +383.
Ai ka treguar se ARKEP-i aktualisht është në proces të punës për domenin shtetëror të internetit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)