Kriza ShBA-Rusi prek edhe fluturimet ajrore
21 prill 2018
| 09:06
Kriza e marrëdhënieve SHBA-Rusi e nisur me dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve, kulmoi në konfliktin për ndërhyrjen në Siri, por nuk mbaroi me kaq.
Së fundi ka qenë Ministria e Jashtme ruse, që është ankuar se kriza e marrëdhënieve mes dy vendeve po prek edhe fluturimet ajrore.
Sipas një komunikate, që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, thuhet se pala amerikane po refuzon të pajisë me vizë pilotët rusë.
“Këto vështirësi janë krijuar me qëllim pasi shkurtimet diplomatike nuk kanë ndikuar tek seksioni konsullor dhe përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Peskov.