KRM: Borxhet e pa paguara pas datës 28 prill do të procedohen tek përmbaruesit privat

24 prill 2023 | 15:46

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, bazuar në borxhet e krijuara ka njoftuar të gjithë klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat.

Kjo kompani ka bërë me dije se afati kohor për pagesën e faturave është deri më 28 prill, pas në rast se nuk paguhen borxhet do të procedohen te përmbaruesit privat.

“Afati kohor i përmbushjes vullnetare i obligimeve për pagesën e faturave të mbeturinave është 24 Prill 2023 deri me datë 28 Prill 2023”, thuhet në njoftim.

“Ftojmë gjithë klientët të përmbushin obligimet ndaj KRM “Pastrimi” SH.A. Në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 28 prill 2023 do të procedohen tek përmbaruesit privat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi feston sot, ditëlindjen e 55-të.…