KRM “Pastrimi”-it i bllokohen xhirollogaritë bankare

08 shkurt 2022 | 16:30

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A – Prishtinë ka njoftuar se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës-KMDK me të cilat kryen shërbime bankare.

“Po ashtu, Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A – Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit të mbeturinave. Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A – Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problem”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022” kanë bërë me…