KRM “Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave

06 shkurt 2025 | 11:54

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” sh.a. u ka bërë thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave në pikat e saj zyrtare.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se qytetarët e Prishtinës se, në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi Komunal, faturimi dhe pagesa për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave duhet të kryhet drejtpërdrejt në pikat zyrtare të “Pastrimit”.

“Ky vendim është në fuqi dhe mbetet plotësisht i zbatueshëm. Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama. Një rekomandim i Zyrës Ligjore të Komunës nuk ka kompetencë ekzekutive mbi vendimet e Kuvendit Komunal, prandaj çdo veprim në kundërshtim me këtë rregullore është i paligjshëm”, thuhet në njoftimin për medie.

Tutje KRM “Pastrimi” sh.a. apelon e qytetarët të mos bien pre e keqinformimit dhe të kryejnë pagesat e tyre vetëm në “Pastrimi” sh.a.. “Pagesa e faturave është thelbësore për përmirësimin e shërbimit, garantimin e pagave të punëtorëve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë. Mos lejoni që keqmenaxhimi dhe interesat financiare të cenojnë cilësinë e shërbimit publik! Paguani faturën tuaj në “Pastrimi” dhe kontribuoni në një Prishtinë më të pastër dhe më të rregulluar!”, është theksuar në njoftimin e Kompanisë Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” sh.a.

Komuna e Prishtinës të mërkurën njoftoi se qytetarët nuk janë të obliguar të paguajnë faturat nga ndërmarrja KRM “Pastrimi”, dhe se tani e tutje pagesat duhet bërë përmes komunës.

“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka…