KRM ‘Uniteti’ Mitrovicë ndihmon me 1000 euro të prekurit nga tërmetet në Shqipëri
02 dhjetor 2019
| 18:50
Pas tërmeteve të shumta që ndodhën javën e fundit në Shqipëri, ku për pasojë humbën jetën mbi 50 persona, u lënduan qindra të tjerë dhe u dëmtuan mijëra objekte, nga Kosova ka pasur donacione të shumta për t’iu dalë në ndihmë vëllezerëve në Shqipëri.
Një donacion të tillë e ka dhënë edhe kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë të cilën e udhëheq kryshefi ekzekutiv, Gazmend Morina.
Ja njoftimi i KRM “Uniteti”:
Në mbledhjen e mbajtur sot Bordi i Drejtorëve i KRM “Uniteti” Sh.A. mori vendim për ndarjen e një shume prej 1.000 (një mijë) në fondin për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.
#JemiNjë
Mitrovicë, 02.12.2019