Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

Të paktën dhjetë persona raportohet të jenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci. Gazeta kroate Jutarnji.hr njofton se po ashtu janë lënduar edhe 30 të tjerë. Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.