Kroacia bëhet me president të ri
05 janar 2020
| 21:00
Rezultatet nga më shumë se 80 për qind e vendvotimeve tregojnë se ish-kryeministri Zoran Milanoviq do të jetë president i ri i Kroacisë.
Për momentin, rezultatet janë duke u përpunuar nga 5,692 nga gjithsej 6,533 vendvotime, ose 87.13 për qind.
Milanoviq, i cili vjen nga radhët e socialdemokratëve, sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 852.241 vota, ndërsa kandidatja e HDZ-së Kolinda Grabar-Kitaroviq ka marrë 755.568 vota.
Partia HDZ ka pranuar humbjen, ndërsa SDP po feston fitoren për presidentin e ri.