Kroacia dhe Maroku ‘luftojnë’ për vendin e tretë 

17 dhjetor 2022 | 10:52

Kroacia dhe Maroku përballen sot (e shtunë) në kuadër të Kupës së Botës për vendin e tretë. Në gjysmëfinale, Kroacia pësoi humbje nga Argjentina me rezultat të thellë 3-0 dhe paraqitja e kroatëve ishe larg prej pritshmerive që u krijuan pasi e eliminuan Brazilin.

Trajneri Zlatko Daliq, në konferencën për media, një ditë para duelit me Marokun, ka thënë se skuadra e tij synon vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me dëmtim  në këmbë, ka probleme edhe Brozoviq. Për finalen e vendit të tretë-katërt do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar. Ne duam të të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”, ka thënë Daliq.

Në anën tjetër Maroku ishte befasia më e madhe e këtij kampionati për faktin se arriti të kualifikohet deri në gjysmëfinale ku pësoi humbje nga Franca (2-0), por paraqitja e futbollistëve maroken ishte për çdo lëvdatë. Trajneri i Marokut, Walid Regragui ka thënë se synimi i tyre ishte të luajnë në finale, por tash e duan vendin e tretë.

“Nuk është finalja që donim, por është një moment i madh për ne. Lodhja është një faktor i rëndësishëm. Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar në vendin e tretë. Mesazhi është se na ka mbetur edhe një ndeshje, djemtë e kanë kuptuar mirë që të jesh i treti nuk është njësoj si të jesh i katërti. Nuk ka nevojë për motivim, ne luajmë për vendin tonë”, ka thënë Regragui. Ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut zhvillohet nga ora 16:00, kurse finalja mes Argjentinës dhe Francës zhvillohet të dielën nga ora 16:00.

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Livakoviq; Juranoviq, Lovren, Sutalo, Sosa; Modriq, Jakiq, Kovaqiq; Vlasiq, Kramariq, Perisic

Maroku: Bono; Hakimi, El-Yamiq, Dari, Attiyat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

 

/EPOKA E RE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale…